Shkup, 30 prill – Në BE të gjithë e kanë të qartë se këtë vit Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat paraqesë, duhet të ketë vendim, e kur ky vendim do të merret, varet nga disa rrethana – nga njëra anë vazhdimi i zbatimit të reformave vendore, nga tjetra anë ngjarjet në vet Unionin, në vendet anëtare të së cilës filloi fushata për zgjedhjet për Parlamentin evropian. Burime nga Qeveria sot në brifing, duke folur për samitin joformal për Ballkanin Perëndimor, i cili nën udhëheqjen e Angela Merkelit u mbajt në Berlin, shprehin optimizëm se vendi dritë të gjelbër për fillim të negociatave do të marrë në qershor, përcjellë KOHA.
Përveç reformave dhe ngjarjeve në vet Unionin, thelbësore në këtë moment është përfundimi i suksesshëm i rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Vendimi për fillim të negociatave do të varet edhe nga vendimi i secilit qytetar që të dalë në vendvotim, pasi rreth të dytë të pasuksesshëm do të jetë porosi e keqe deri te vendet-anëtare për pjekurinë demokratike të shtetit, thonë nga Qeveria dhe shtojnë se këtu është me rëndësi përgjegjësia personale e secilit qytetar.
Në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Union, thonë burime nga Qeveria, ka punë që varen nga ne, siç është ligji për Prokurorinë publike, ku zgjidhet edhe statusi i PSP-së dhe në përgjithësi agjenda reformuese, por ka punë të cilat varen nga zgjedhjet evropiane dhe dinamikën brenda në vet KE-në. Thonë se këtë vit ka kohë të shkurtë mes publikimeve të raporteve dhe diskutimit, posaçërisht në ato vende ku ajo duhet të kalojë në parlamentet, siç është rasti me Gjermaninë.
Vende të ndryshme anëtare kanë fokus të ndryshëm – ka vende ku ka më shumë fokus në reformat, ka vende të cilat më shumë përqëndrohen në situatën gjeopolitike, por megjithatë, thonë nga Qeveria, në këtë moment në prag të zgjedhjeve evropiane dhe para se ta shohin raportin, vendet anëtare e shmangin dhënien e qëndrimit të qartë. I tillë është rasti me Francën. Derisa nuk kalojnë zgjedhjet evropiane, Parisi nuk do të japë qëndrim të qartë lidhur me fillimin e negociatave.
Burime nga Qeveria megjithatë janë optimistë për ardhmërinë e këtij shteti, për perspektivën e tij evropiane edhe krahas të gjitha sfidave teknike me të cilat mund të ballafaqohet në periudhën në vijim. Rrëfimi i ynë, shtojnë ata, është aq i sigurt, i fuqishëm, i tejkalon kufijtë tanë, për të cilin shkak asnjë shtet anëtar nuk mund të jetë indiferent.
Në fokus të samitit joformal ka qenë kontesti mes Prishtinës dhe Beogradit, tentim për dhënien e nxitjes për zhbllokimin e konfliktit, e tërë kjo përmes prizmës dhe sipas shembullit së mënyrës me të cilën kontestin e kanë zgjidhur Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Vendi është përmendur si shtet me rol të posaçëm, si model i cili duhet t’i inkurajojë të tjerët që të gjejnë zgjidhje – në mënyrën evropian që të zgjidhen problemet ballkanike. Samiti ka filluar dhe përfundoi me glorifikimin e arritjes sonë. (koha.mk)