Këtë dy ditë në Bruksel vendet-anëtare të Bashkimit evropian bashkërisht me vendet e Partneritetit Lindor shënojnë dhjetë vjet të ekzistimit të tij.
Me këtë rast, sot dhe nesër do të mbahen një sërë ngjarjesh midis vendeve-anëtare të BE-së dhe vendeve të Partneritetit Lindor (Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia, Moldavia, Ukraina dhe Bjellorusia).
Përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Partneritetit Lindor sot do të mbajnë takim të përbashkët me ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian nën udhëheqjen e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politik të Jashtme dhje Siguri Federika Mogerini dhe në prani të komisarit Hiohanes Han. Nesër, vendet lindore do të realizojnë takime me kryetarët Donald Tusk dhe Zhan-Klod Junker.
Qëllimi i këtyre takimeve, siç theksoi Komisioni Evropian, është që të vlerësohet progresi i i realizuar në planin punues “20 rezultate deri në vitin 2020”, që parashikon pako masa dhe projekte për përmirësimin e ekonomisë, demokracisë, dhe të shoqërisë në këto vende të partneritetit lindor.
Sonte do të mbahet edhe mbrëmje solemne midis ministrave të gjashtë vendeve edhe Mogerini edhe Junker.
“Pa marrë parasysh problemet dhe vështirësitë me të cilat ende po përballemi në këtë rajon, partneriteti ynë arriti ta avancojë punën tonë në tregti, zhvillimin ekonomik, të drejtat njerëzore, rolin e shoqërisë civile, liberalizimin e vizave dhe shumë fusha të tjera”, deklaroi në mëngjesin e sotëm Mogerini.(koha.mk)