Bashkimi Evropian mbështet sundimin e ligjit, duke pasë parasysh edhe prezumimin e pafajësisë që thonë se është objektiv i tyre.
Këtu ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, arrestimet dhe deklaratat e politikanëve si nga Kosova edhe nga Serbia.
“Operacionet e policisë duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit për të gjitha komunitetet. Operacione të tilla duhet të forcojnë dhe jo të dobësojnë përpjekjet e normalizimit”, thuhet në përgjigje, njofton Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
“Ne besojmë fuqishëm se më shumë bashkëpunim policor dhe gjyqësor është I nevojshëm prej të gjithë akterëve për respektimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit. Operacioni I sotëm policor në Mitrovicë që ka në cak individë të dyshuar në tërë këtë regjion dhe tërë Kosovën, pas urdhëresave nga gjykatat, duhet të kryhet në përputhje të plotë me ligjin dhe të ketë komunikim të duhur”.
“Ne jemi në kontakt me lidershipin në Prishtinë dhe Beograd dhe i thërrasim ata për përmbajtje të madhe”.