Nju-Jork, 7 shkurt – Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka vazhduar të thyejë rekorde në top-listën e muzikës country.
Ajo me këngën “Meant to Be” ka qëndruar në krye të top-listës së Billboardit për javën e dhjetë me radhë.
“Kush do ta kishte menduar që një vajzë njujorkeze do të thyente rekordet e muzikës country”, ka shkruar Bebe Rexha.