Edhe zyrtarisht, Hyka është lojtar i Maccabi Netanya F.C. Klubi nga Izraeli, Maccabi Netanya F.C., përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook, ka konfirmuar se ka siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar, Jahmir Hyka.
30-vjeçari tashmë ka arritur në Izrael, ai ka firmosur kontratë për 1 vit e gjysmë me skuadrën e Maccabi Netanya F.C. Shtatshkurtri e mbylli aventurën e tij amerikane pas dy viteve të kaluar me San Jose Earthquakes.
Në ekipin e ri do të gjejë dhe sulmuesin me origjinë shqiptare Fatos Beqiraj. Ky i fundit luan për kombëtaren e Malit të Zi.
Ambientimi i Hykës do të jetë më i lehtë me shqiptarin në ekip. Momentalisht, Maccabi Netanya ndodhet në vendin e 5-të, por me një diferencë prej dy pikësh me vendin e dytë.
Vendi i parë është i paarritshëm, pasi mbahet nga Maccabi Tel Aviv me një distancë prej 23 pikësh. Afrimi i Hykës sjell eksperiencë në skuadër dhe siguri.