Shkup, 24 tetor – Ministri i jashtëm kosovar, Behxhet Pacolli, nesër do të qëndrojë për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë, njofton Koha.mk. Përskaj takimit me nikoqirin, Ministrin e jashtëm të Maqedonisë Nikolla Dimitriov, Ministri Pacolli do të pranohet edhe nga kreu i Parlamentit Talat Xhaferi si dhe kryeministri Zoran Zaev. Pritet që gjatë takimeve të këmbehen mendime për çështje të interesit të përbashkët, me theks të vaçant në intensifikimin e politikës bilateral dhe bashkëpunimit ekonomik, sidomos në bashkëpunimin energjetik dhe infrastrukturor.