Ministri Bekteshi duke sqaruar momentin ekonomike dhe përfitimet që do ti ketë Maqedonia gjatë anëtarësimit në BE tha se gjatë dy dekadave të fundit janë shënuar shumë përparime në Ballkanin Perëndimor dhe shumë arritje të rëndësishme, por rajoni ende përballet me disa sfida për të afruar standardin jetësor sa më afër atij të vendeve evropiane, duke theksuar se pa mbështetjen direkte financiare nga BE-ja, kjo nuk do të arrihet sipas dinmikës që shpresojnë vendet e Ballkanit Perëndimorë.
‘Në Samitin e Trieshtës së vitit të kaluar, Ballkani Perëndimor siguroi disa projekte për ndëlidhjen rajonale, duke shprehur kështu nevojën për të ofruar mbështetje financiare për një rrjet më të mirë të lidhjes rrugore, hekurudhore, ajrore dhe energjisë. Krijimi i një zone ekonomike rajonale kohët e fundit, për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor synon mbështetjen e vendeve tona për të tërhequr më shumë investime, për të ulur koston e tregtisë dhe prodhimit dhe për të eliminuar barrierat e qasjes në treg në nivel kombëtar, bazuar në pajtueshmërinë me BE’, tha Bekteshi.
Edhe pse kemi agjendë ambicioze, shtoi Bekteshi, në vendosjen e politikës së bashkuar tregtare për të nxitur potencialet tona tregtare dhe për të përmirësuar shifrat tona të tregtisë, integrimi ynë tregtar është një hap drejt BE-së, jo një alternativë ndaj anëtarësimit.
‘Megjithatë, flukset tregtare brenda rajonit nuk u rritën mjaft gjatë këtyre viteve. Vetëm rreth 20% e eksporteve të CEFTA-s arrihen në rajon dhe 10% për importet. Në krahasim, eksportet nga Ballkani Perëndimor në BE gati dyfishohen dhe arrijnë 70% të totalit të eksporteve për rajonin. Importet u rritën me 40% duke arritur në 60% të totalit të importeve për rajonin. Ndërsa tregtia e Ballkanit Perëndimor me BE-në është mjaft e fortë, por ekonomitë e saj mbeten më pak të integruara në pjesën tjetër të botës’ tha Bekteshi.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, tha ministri Bekteshi, mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor bazuar në parimet e pronësisë rajonale, llogaridhënies, gjithëpërfshirjes, solidaritetit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe rritjes së industrisë dhe biznesit në rajon.
Në emër të presidencës evropiane, paraqitje kishte zëvendës ambasadorja e Bullgarisë Daniella Budinova, e cila tha se moto nacionale e vendit të saj është “Te bashkuar jemi më të fortë”, dhe kjo moto duhet të na shërben të gjithëve në rajon, duke vlerësuar se Maqedonia ka bërë një progres të madh në kuadër të antarësimit në Bashkimin Evropian, dhe përsëriti mbështetjen që i jep Bullgaria vendit tone.
Ambasadorja e Republikës së Austrisë Renate Kobler, vendi që merr presidencën e BE-së nga qershori, diskutoi për strategjinë globale të Bashkimit Evropian dhe për planin 18 mujorësh që kishte Bashkimi Evropian për rritjen e vendeve të punës dhe zhvillimin e konkurueshmërisë.