Për Medhi Benatia është kohë reflektimi lidhur me të ardhmen e tij tek Juventusi. Hapësira e tij në fushë është mbyllur me rikthimin e Bonuccit dhe tashmë mbrojtësi maroken po mediton largimin në merkaton e janarit. 31-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2020 me bardhezinjtë dhe në verë ishin Dortmundi, Arsenali dhe Marseille që dëshironin shërbimet e tij, oferta të cilat i refuzoi, ndërsa aktualisht një pistë konkrete mund të jetë Manchester United, me kushtin që të luajë rregullisht. Edhe bisedimet për rinovimin e kontratës me Ruganin tregon që Allegri nuk e shikon më si titullar Benatian ndaj dhe rrugët mes palëve me shumë gjasa do të ndahen në janar.