Ish-boksieri Amir Khan u ‘bombardua’ nga mesazhet kërcënuese sepse theu traditat myslimane, pasi posto në rrjetet sociale një foto nga pema e tij e Krishtlindjeve. Khan, një predikues i rregullt mysliman, postoi në Instagram foton mbrëmjen e djeshme, ndërsa shkruante se kur të zgjohej vajza e tij 3-vjeçare, ajo do të lumturohej.
“Ndërsa të gjithë janë në gjumë, babi e ka vënë pemën e Krishtlindjes. Lamaisah do të jetë i lumtur”, shkruante Amir Khan. Por shumë besimtarë myslimanë nuk e përkrahën Khan, ndërsa shumë prej tyre e kërcënuan me vdekje. ‘Daily Mail’ shkruan se disa komentues i shkruanin ish-boksierit se ai ‘tradhtoi’ islamin, ndërsa tashmë shpirti i tij do të shkojë në ferr që iu bashkua festave pagane.