Shkup, 14 shtator – Në ambasadën amerikane në Shkup sot u mbajt aksioni tradicional për dhurimin e gjakut për nder të viktimave nga sulmi terrorist më 11 shtator të vitit 2021.
Ambasadorja amerikane në vend Kejt Bërnz, e cila edhe vet u përfshi në aksionin për dhurimin e gjakut, paralajmëroi se e gjithë ndihma që do të mblidhet përmes rrjetit „American corners“ në vend, do të donohet për familjet e të vdekurve në zjarrin në spitalin modular në Tetovë.
“Dua ta shpreh ngushëllimin tim për zjarrin që ndodhu javën e kaluar në qendrën për kovid në Tetovë. Si plotësim të përpjekjeve që Ambasada jonë i bën së bashku me rrjetin tonë „American corners“ , organizojmë aksione të ngjashme gjithkund në botë. Të gjitha donacionet e mbledhura nga ky vit do t’i donojmë në Kryqin e Kuq në Tetovë me qëllim që t’u ndihmohet të gjithë atyre të cilët u prekën në zjarr”, theksoi ambasadorja Bërnz në fjalimin e saj.
Duke u përqendruar në ngjarjet e 11 shtatorit të vitit 2021 kur afër 3000 njerëz i humbën jetët. Bërnzi tregoi në rëndësinë e vullnetarizmit dhe rolit të cilin e kanë luajtur vullnetarët në sanimin e pasojave nga ky sulm terrorist.
“Sivjet u shënua 20 vjetori nga ngjarjet tragjike të cilat morën jetët e afër 300 njerëzve para 20 viteve, shumë vullnetarë u lajmëruan t’u ndihmojnë shpëtimtarëve të parë në kërkim të të mbijetuarve, duke ofruar këshillim dhe mbështetje emocionale dhe ndihmë në përpjekjet e mëdha për pastrim”, tha Bërnzi.
“Të qenit solidar me të tjerët është një ndjenjë universale e cila na ndihmon t’i tejkalojmë vuajtjet nga e kaluara dhe e tanishmja dhe të kthehemi ndaj të ardhmes”, porositi Saiti.
Në përballjen me pandeminë, siç theksoi, janë angazhuar mbi 600 vullnetarë të cilët u kanë dhënë ndihmë dhe mbështetje më shumë se 200 mijë qytetarëve dhe sistemit shëndetësor në përballjen me pandeminë.
Aksioni për dhurimin e gjakut filloi në vitin 2009 në nder të të vdekurve nga sulmi terrorist në SHBA më 11 shtator të vitit 2001.