Lojtarët e Antonio Contes kanë shënuar fitoren e radhës në kampionat. Interi ka shënuar fitore të mundimshme kundër Udinezes me rezultat minimal 1-0 me golin e shënuar nga Stefano Sensi – shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Ndërsa, të martën ekipi “zikaltër” pritet që ta luaj ndeshjen e parë në Champions League për këtë sezon kundër Slavia Prague.
Në këtë ndeshje priten që të debutojnë edhe dy transferimet e reja të Interit, Biraghi dhe Lazaro – shkruan Gazzeta Dello Sport. Interi në kampionat mban vendin e parë duke i marrë maksimumin e pikëve.