Pasi është përfolur për një kohë të gjatë kalimi i atletit të njohur drejt një sporti tjetër, Usain Bolt tashmë mund të quhet një futbollist profesionist. Për të parën ka shumë siguri, ndërsa për të dytën ende jo. Kjo pasi edhe pse ka dalë në stërvitjen e parë me skuadrën e Mamelodi Sundons, që luan në Afrikën e Jugut, roli i futbollistit nuk është ende i përcaktuar. Trajneri i ekipit afrikan është shprehur se ia ka lënë në dorë zgjedhje vetë futbollistit. Usain Bolit ka fituar 8 herë medaljen olimpikë në atletikë, por këtë herë ka tentuar të provojë një aventurë ndryshe nga ajo e mëparshmja. Nuk është Dortmundi dhe Mançester Junajted siç është përfolur përpara shumë kohësh, Bolt nënshkruan për Mamelodi Sundons.