Bruksel, 22 janar – Qeveria belge do të kërkojë nga BE-ja të zbut përkohësisht rregullat e ashpra evropiane të cilat i referohen ndihmës shtetërore për kompanitë private për shkak të Bregzitit.
Sipas rregullave të BE-së, ndihma shtetërore për kompanitë është ilegale kur ajo sjell deri te kushte të pabarabarta të konkurrencës në treg. Nëse një shtet dëshiron të ndihmojë kompani private, ajo duhet të merr dritë jeshile nga KE-ja e cila përcakton nëse ndihma shtetërore do t’i vendos kushtet për konkurrencë fer në rrezik.
Por, me rritjen e rrezikut nga Bregziti dhe Bregzit pa marrëveshje, qeveria belge konsideron se këto rregulla duhet të jenë më fleksibile, më shumë në vendet që më së shumti ndjejnë pasojat.
Belgjika do të kërkojë këto rregulla përkohësisht dhe në mënyrë mirë të definuara të zbuten, bën të ditur kabineti i kryeministrit belg, Sharl Mishel.
Pastaj, Belgjika kërkon edhe nga KE të merr rol të përhershëm të koordinatorit në BE në kuadër të përgatitjeve për Bregzitin pa marrëveshje që të mund të kryejë monitorim mbi kushtet për konkurrencë fer mes të gjitha 27 shtetet anëtare. Belgjika do të vazhdojë të kërkojë si edhe tani, mekanizëm për kompensim për shtetet të cilat janë më të goditura nga Bregziti, apo fqinjët.