Londër, 26 nëntor – Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, nëse zbatohet sipas kushteve të marrëveshjes së propozuar, do të rezultojë me ulje prej katër për qind të bruto prodhimit vendor (BPV) deri në vitin 2030, që është baras me humbjen prej 100 miliardë funta në vit, njoftoi Bi-Bi-Si, duke iu referuar të dhënave të Institutit për hulumtime ekonomike dhe sociale. Shuma është baras me humbje prej 1.090 funta në vit për çdo qytetar të vendit.
“Të dhënat themelore tregojnë se nëse marrëveshja e propozuar për Bregzit zbatohet në atë mënyrë që Britania e Madhe do ta braktis unionin doganor dhe tregun e vetëm të BE-së në vitin 2021, deri në vitin 2030 BPV do të ulet për katër për qind në nivelin në të cilin do të ishte nëse Britani mbetej në BE”, thuhet në hulumtim.
Ekspertët thonë se arsyet për rezultatin e tillë do të jenë kryesisht problemet në veprimtarinë e shërbimeve, që këtë sektorë do ta bëjnë më pak atraktiv dhe në fund do të sjell deri në uljen e investimeve nga BE-ja dhe efikasitetin e punëtorëve britanik.
Autorët e studimit, gjithashtu kanë hulumtuar mundësinë për braktisjen e BE-së pa marrëveshje. Për Mbretërinë e Bashkuar ky opsion ende është i shtrenjtë – BPV do të ulet në 5,5 për qind apo 140 miliardë funta në vit.