Britania e Madhe do të marrë pjesë në Zgjedhjet Parlamentare të BE-së që mbahen më 23 maj.
Kjo do të ndodhë pasi që nuk ka mbetur mjaftueshëm kohë që marrëveshja e Brexit të ratifikohet para kësaj date, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova, përcjellë KOHA.
David Lidington nga Qeveria e Britanisa e ka konfirmuar pak më parë pjesëmarrjen në këto zgjedhje.
“Për fat të keq nuk do të jetë e mundur që procesi të përfundojë para 23 majit si datë ligjore për shkak të zgjedhjeve të Parlamentit të Evropës…kështu që duhet të ecim përpara”, ka thënë Lidington.
Këto zgjedhje është paraparë që të kushtojnë mbi 110 milionë euro. (koha.mk)