Londër, 24 tetor – Autoritetet nuk do t’u lejojnë hyrjen në Britaninë e Madhe të dyshuarve për vdekjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi, ka deklaruar sot kryeministrja Tereza Mej.
“Ministri i Punëvë të Brendshme i ndërrmer të gjitha aktivitetet të ndalojë të gjithë të dyshuarit të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa nëse ata njerëz kanë viza, të njëjta do të anulohen sot”, ka thënë Mej.
Ajo ka thënë se pret gjatë ditës të bisedojë me mbretin saudit Salman.
Në ndërkohë, zëdhënësja e Qeverisë gjermane, Shetefen Zajbert ka thënë se Qeveria gjermane i shqyrton mundësitë se si të veprojë me eksportin e miratuar, por ende të realizuar të armëve me Arabinë Saudite.
Kancerlarja gjermane Angela Merkel të hënën është kërcënuar se do të pezullojë të gjitha dërgesat e armëve gjermane për Arabinë Saudite, nëse nuk sqarohet vrasja e Kashogit.