Londër, 29 korrik – Britania e Madhe e hodhi sot poshtë idenë për shkëmbim të tankerëve të mbajtur të naftës me Iranin. Në fillim të muajit, autoritetet iraniane ndaluan një tanker të naftës i cili lundronte nën flamurin britanik, pasi paraprakisht forcat britanike ndaluan një tanker iranian të naftës, në afërsi të Gjibraltarit, duke i akuzuar se i shkel sanksionet kundër Sirisë.
“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë shkëmbimi. Bëhet fjalë për të drejtë ndërkombëtare dhe për respektimin e rregullave ndërkombëtare, për të cilat insistojmë”, deklaroi për Bi-Bi-Si ministri britanik i Punëve të Jashtme Dominik Rab, i cili kërkoi që Teherani ta lirojë tankerin.