Londër, 1 nëntor – Në Britani të Madhe nga sot është lejuar përdorim i kanabisit në qëllime mjekësore, ndërsa pacientët do ta marrin me recetë.
Në disa shtete kanabisi u shkruhet pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, siç janë kanceri, AIDS, multipleks skleroza, lëndim i i trurit të kurrizor dhe epilepsi. Në Britani të Madhe mjekët për herë të parë kanë mundësi që pacientëve të cilët ndjejnë dhimbje të fuqishme t’u përshkruajnë prodhime të cilët përmbajnë kanabis.
Por, një numër i madh i britanikëve konsiderojnë se ligji mundet dhe duhet të avancohet.
“Sjellja e këtij ligji është hap i shkëlqyeshëm dhe më vjen mirë që shoh progres. Megjithatë, shumë pacientë, të cilëve u nevojitet kanabis në qëllime mjekësore, do të dërgohen tek specialistët të cilët në një moment do të vërshojnë nga kërkesat. Qeveria duhet të lejojë që mjekët nga praktika e përgjithshme të shkruajnë kanabis”, deklaroi Klark Frenç nga Lidhja e pacientëve të bashkuar.
Njëkohësisht, një pjesë e opinionit britanik shprehu shqetësim se legalizimi i përdorimit të kanabisit në qëllime mjekësore do të sjellë deri në përdorim të marihuanës në qëllime rekreative.