Niveli i kërcënimeve terroriste në Britani është ngritur në më të lartin, pas sulmin në një tren në Londër. Theresa May ka deklaruar që niveli I kërcënimit është ngritur nga “i rëndë” në “kritik, gjë që nënkupton që një sulm i radhës pritet të ndodhë. Një mjet shpërthyes i improvizuar është detonuar mëngjesin e së premtes në Parsons Green, duke lënë të lënduar 29 persona. Aktualisht personi që ka vendosur bombën është në arrati, ndërsa i ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.