Britania e Madhe është gati të ndërmarrë një reformë të madhe në rregullat e qarkullimit rrugor, që do të parashikojë heqjen e bordurave të parandalimit të shpejtësisë me arsyetimin se janë shkak për ndotje të ajrit.
Policët e shtrirë apo bordurat e parandalimit të shpejtësisë në rrugë, nuk do të përdoren më. Prej kohësh ato janë vendosur dendur duke u bërë kështu shqetësimi më i madh i drejtuesve të automjeteve.
“Policët e shtrirë” janë më të urryerat nga shoferët jo vetëm për shkak se detyrohen të ndryshojnë marsh apo ulin gazin, por edhe se shkaktojnë dëme në amortizator apo gomina.
Ky vendim është një ndryshim i madh në Britani pasi të tilla pengesa apo kufizues shpejtësie janë përdorur gjerësisht duke u parë si parandalimi më i mirë për të ecur me shpejtësi në zonat e banuara.