Tiranë, 2 shtator – “Me zgjerimin e Ballkanit, BE kthehet në vlerën origjinale…” Në prag të përgjigjes për hapjen ose jo të negociatave për integrimin e Shqipërisë, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka dërguar një mesazh Bashkimit Evropian. Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Bushati ka kërkuar nga BE të tregojë guxim dhe këmbëngulje në Ballkan, në mënyrë që të përfundojë bashkimin e kontinentit. “Bashkimi Evropian duhet të tregojë guxim, udhëheqje dhe këmbëngulje në Ballkan, për të përfunduar bashkimin e kontinentit. Me zgjerimin e Ballkanit, BE kthehet në vlerën origjinale, e cila po bën paqe aty ku pati luftë”, ka shkruar Bushati.