Shkup, 5 shkurt – Pavarësisht mendim juridik-parimor të Gjykatës së Lartë, i cili e obligon PSP ti ndërpresë një pjesë të lëndëve të saj, të dyshuarit e kësaj prokurorie nuk do të shpëtojnë nga përgjegjësia penale. Kështu thotë ekspertja e gjyqësorit, ish-gjykatësja e Strasburgut, Margarita Caca Nikollovska, sipas të cilës, sistemi juridik në Maqedoni duhet të vazhdojë me procedurat hetimore, të cilat PSP nuk do të ketë mundësinë ti përfundojë, shkruan gazeta KOHA.
“Fakt është se partitë politike janë pajtuar për formimin e kësaj prokurorie, por me minimizimin që i bëhet, lirisht mund të them se PSP s’është e vdekur. Por, të dyshuarit nuk mund të lirohen nga përgjegjësia penale në atë mënyrë. Megjithatë ekziston sistem juridik dhe ai duhet të gjejë mënyrë se si këto lëndë të procedohen me qëllim arritjen e zgjidhjes finale”, tha Caca Nikollovska.
Mes tjerash, ajo adresoi kritika edhe ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë, duke e vlerësuar se kjo gjykatë nuk ka kompetencë të interpretimit të ligjit, por se kjo është kompetencë ekskluzive e Parlamentit. (koha.mk)