Shkup, 4 dhjetor – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), gjatë ditës së shtunë organizoi zgjedhjet e brendshme. Kryetar përsëri rizgjodh Mlladen Çadikovski, i cili do ta udhëheq SHGM-në edhe për katër vite të tjera. Çadikovski fitoi në rrethin e parë me 275 vota, derisa kundërshtari i tij Marjan Nikolovski kishte 119 vota dhe kundërshtarja tjetër, Filjana Koka me 53 vota.
Pas shpalljes së fitores Çadikovski, shprehi kënaqësi që gazetarët gjatë ditës së zgjedhjeve ishin të bashkuar.
Sot mbajtëm një mbledhje, e cila është më e madhe në historinë e gazetarisë së Maqedonisë, ku më shumë se 450 gazetarë, kameramanë dhe punonjës mediatik erdhën në mënyrë të drejtë dhe demokratike për të shprehur mendimin e tyre se ku duhet të shkojë gazetaria ynë”, theksoi Çadikovski.
Ai theksoi se të gjithë ata që morën pjesë në Kuvendin e ShGM-së, kandidatët kundërshtarë dhe kandidatët për organet tjera të organizatës do të vazhdojnë të punojnë në parimet e profesionalizmit, drejtësisë dhe etikës gazetareske edhe në të ardhmen.