Shkup, 27 janar – Dymbëdhjetë mijë të punësuarve, persona të siguruar në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor dhe pensionistë të ardhshëm, të cilët janë në sistemin pensionale me dy shtylla, shumë vite nuk u janë transferuar mjetet në shtyllën e dytë, me çka secili prej tyre ka humbur rreth 400 mijë denarë. Pakoja e dokumenteve nga analiza me të cilën është vërtetuar gjendja do të dorëzohet në Prokurorinë themelore publike. Qeveria, në Buxhetin për këtë vit ka siguruar 19 milionë euro që t’i dëmshpërblejë qytetarët.
“Pas analizës së bërë në sistemit pensional, së bashku me institucionet ndërkombëtare financiare janë vërtetuar padrejtësi skandaloze sa u përket 12 mijë perosnave të siguruar ose pensionistë të ardhshëm. Këtyre 12 pensionistëve kontributet nuk u janë transferuar fare drejt shtyllës së dytë edhe pse punëdhënësi i ka paguar kontributet. Mjetet financiare kanë mbetur në sistemin pensional në shtyllën e parë. Secili nga këta qytetarë me rrogë mesatare mes viteve 2007 dhe 2018 ka humbur rreth 400 mijë denarë”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Ajo sqaroi se pas gjendjes së vërtetuar me pakon e ndryshimeve ligjore, të cilat i ka ofruar MPPS për stabilizim të sistemit pensional, është krijuar mundësia që këtyre personave t’u dëmshpërblehen mjetet.
“Kemi siguruar 19 milionë euro në vitin 2019, me qëllim që jo vetëm të kthehet kontributet që u nuk u janë transferuar në shtyllën e dytë, por edhe kontributin që është dashur ta realizojnë në periudhën e kaluar”, tha ministrja.
Këta persona të siguruar periudhën e ardhshme do të marrin letra nga shoqatat pensionale dhe nga MAPAS se janë sistemuar dhe kanë llogari personale, me çka mundësohet të kenë pension të plotë kur do të pensionohen.
Ministrja tha se bëhet fjalë për një grup relativisht të rinj të punësuarish ose persona të siguruar, në pjesën më të madhe të moshës rreth 40-vjeçare, me punësime të reja. Mes personave të siguruar ka të punësuar edhe në sektorin publik dhe në sektorin privat. Ndalesa më të mëdha, sipas Carovskës, janë bërë mes viteve 2009 dhe 2010.