Te Brescia sikur të mos mjaftonte vendin i fundit në Serie me dallëndyshet që të dielën pësuan humbjen e 5-të radhazi ka edhe një çështje Balotelli. Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar presidenti i Brescias Massimo Cellino i cili në një intervistë nga zyrat e Lega Calcios ka bërë një batutë aspak të hijshme duke e ekzagjeruar disi.
Sulmuesi, ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin e ri Fabio Groso, i cili vendosi të mos e grumbullonte për sfidën me Romën. Ndërkohë, tashmë kjo deklaratë e presidentit mund t’i ndërlikojë edhe më shumë situatat e sulmuesit brenda klubit të Brescias.
Çfarë po ndodh me Balotelin? “ Është i zi dhe po punon për t’u spastruar, por ka shumë vështirësi. E kam nënshkruar sepse e konsideroja një vlerë të shtuar, por duhet të japë përgjigje në fushë. Jo në rrjetet sociale. Por nuk pretendoj se është ai shpëtimtari i Brescias, madje më shumë mund ta ndihmojmë ne atë, sesa ai ne”, u shpreh Cellino.