KOHAKOHAKOHA
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: Çerdhja e Dibrës e ngushtë për fëmijët
Share
Font ResizerAa
KOHAKOHA
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
  • Sport
  • Video
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Aktuale

Çerdhja e Dibrës e ngushtë për fëmijët

17.09.2023
Share
SHARE

“Një rrugëdalje për pranimin e të gjithë fëmijëve, meqë numri i atyre që kërkojnë akomodim është i madh, e kemi gjetur te finalizimi i punimeve në aneks-objektin të çerdhes ‘Breshia’. Jemi drejt përfundimit dhe realizimit të këtij projekti, i cili na mundëson të kemi edhe një sallë sporti për fëmijët”, thotë drejtoresha e çerdhes, Ajrie Daçi

 

Vjollca SADIKU

Dibër, 17 shtator – Nga viti në vit ka një rritje të numrit të fëmijëve të cilët gjejnë akomodim ditor në çerdhen e vetme në Dibër “Breshia”. Drejtoria e këtij institucioni parashkollor ka informuar se viteve të fundit – interesimi për t’i sjellë fëmijët në çerdhe është i madh. Duke u rritur numri i fëmijëve, faktikisht të dy objektet e çerdhes kanë filluar të ngushtohen dhe rrugëdalja është përfundimi i punimeve të objektit aneks që ndërtohet vite me radhë. Në çerdhen “Breshia” potencojnë se aktualisht janë regjistruar 399 fëmijë. Si asnjëherë deri më tani, interesimi për ti regjistruar fëmijët në çerdhen e Dibrës është shumë i madh. Kushtet shumë të mira për akomodim, si dhe punësimet e çifteve të reja kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të fëmijëve në këtë çerdhe.

Advertisements

Çerdhja e Dibrës e cila është e njohur për realizimin e suksesshëm të projekteve të Programit “Erazmus Plus” të Bashkimit Europin, posedon edhe me kuadër të përsosur. Drejtoresha e çerdhes, Ajrie Daçi, për gazetën KOHA thotë se dibranët – duke marrë parasysh kushtet e volitshme në çerdhe, kanë kërkesa të shumta për regjistrimin e fëmijëve.

“Në çerdhen tonë, në të dyja objektet – si dhe në çerdhen periferike në fshatin Skudrinjë, funksionojnë 18 grupe. Grupet udhëhiqen nga edukatoret, të cilat poshtu posedojnë dituri të standardeve të larta meqë kanë qenë edhe pjesëmarrëse në projektet ‘Erazmus Plus’ që janë mbajt tek ne, por edhe në vendet të tera të Europës. Në krahasim me çerdhet e tjera të vendit, mendojmë se standardi në çerdhen tonë është më i lart. Një rrugëdalje për pranimin e të gjithë fëmijëve, meqë numri i atyre që kërkojnë akomodim është i madh, e kemi gjetur te finalizimi i punimeve në aneks-objektin të çerdhes ‘Breshia’. Jemi drejt përfundimit dhe realizimit të këtij projekti, i cili na mundëson të kemi edhe një sallë sporti për fëmijët”, thotë drejtoresha Daçi.

Kontaktet me prindërit janë të rregullta dhe vazhdon të rritet numri i kërkesave për akomodim. Por, një problem që paraqitet në këtë institucion parashkollor, është shuma e pagesës që bëjnë prindërit për qëndrimin ditor në këtë institucion.

“Plot 30 vite nuk është ndryshuar çmimi që paguajnë prindërit për akomodimin e fëmijëve. Çmimi është vetëm 1499 denarë dhe faktikisht është një çmim shumë i ulët duke marrë parasysh çmimet të larta që janë në të gjitha sferat e jetës. Normalisht këtu ndikon edhe ushqimi që përgatitet për fëmijët, prandaj shpeshherë kemi edhe kontakte me prindërit. Kuzhina dhe kuadri që punon në kuzhinë përgatisin për çdo ditë ushqime në përputhje me lartësinë e mjeteve që merren nga prindërit”, thotë drejtoresha Daçi, ndërsa thotë se pret që shumë shpejt – me finalizimin e projektit për ndërtesën plotësuese – të vazhdojë të rritet numri i fëmijëve. Funksionimi i çerdhes në Dibër ka dhënë dhe jep një edukim të niveleve të larat të fëmijëve, gjë që ndikon edhe në shkollimin e mëtutjeshëm të fëmijëve dibran. (koha.mk)

KOHA 17.09.2023 17.09.2023
Share This Article
Twitter Email Copy Link Print
Previous Article Gabimet që nuk duhet të bëni asnjëherë kur jeni me grip!
Next Article Nëse ende nuk e dinit: Një haker mundet të marrë kontrollin e një avioni!

Përzgjedhja e redaktorit

Historia e tre vajzave: Ligji më detyron të kryej marrëdhënie me burrin, edhe pse s’dua!

Aktivistët janë përpjekur të ndryshojnë ligjin prej vitesh, por ata thonë se janë kundër konservatorëve që argumentojnë se ndërhyrja e…

Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit (TABELA)

Shkup, 7 dhjetor - Besimi i qytetarëve tek institucionet kalon nga i ulët në të moderuar dhe nuk ka asnjë…

40 vjet në shërbim të Kubës, ja si spiunoi ish- diplomati amerikan për regjimin e Kastros

Historia e një prej infiltrimeve më afatgjata nga një agjent i huaj në qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktuale

“Respekt dhe besim i veçantë”, Xhaferi falënderon Ali Ahmetin

Kryeparlametari Talat Xhaferi e pranon vendimin e Kryesisë Qendrore të BDI-së që ai të jetë kryeministër i parë shqiptar, ndërsa…

Aktuale

Mexhitit nuk i bën përshtypje kryeministri shqiptar:  Shtëpi e rrënume me fasadë të renovume

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti, i pyetur nga TV21 rreth vendimit të BDI-së…

Aktuale

VMRO-DPMNE e quan Talat Xhaferi dezertues njëlloj sikurse Kovaçevskin

VMRO-DPMNE përmes një kumtese të lëshuar për media thonë se ashtu sikur Kovaçevski i cili ka dezertuar nga armata edhe…

Aktuale

Restorantet e Ohrit ulin çmimet për të pasur klientë vendor

Disa gastronomë të Ohrit kanë filluar të ulin çmimet e shërbimeve, nga frika se mund të vënë çelës në derë…

  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: Çerdhja e Dibrës e ngushtë për fëmijët
Share
KOHAKOHA
  • Ndryshe me
  • Reth nesh
  • Impresumi
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Arkivi PDF
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se ju pajtoheni me këtë, por ju mund të zgjidhni nëse doni. [Cookie_butoni] [cookie_linku]
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
SAVE & ACCEPT
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?