Kumanovw, 30 korrik – Në fshatin Çerkez të Kumanovës, qëndroi një pjesë e madhe e ministrave të qeverisë me në krye Kryeministrin Zoran Zaev, për të marrë pjesë në vënien e gurrë- themelit të sallës së re të sporteve në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në këtë fshat. Ndërtimi i kësaj salle është në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave në tërë Maqedoninë.
“Fëmijët tanë meritojnë që ti kenë të gjitha kushtet e nevojshme, për ndjekjen dinjitoze të procesit mësimorë, por edhe për praktikumin e shprehive të shëndosha sportive. Më lejoni që të dëshiroj ndërtim sa më të shpejtë të sallës së sporteve në Shkollën Fillore “Jeronim De Rada” në Çerkez, si dhe sinqerisht pres që kjo sallë të sjellë shumë fat dhe momente të lumtura për nxënësit dhe banorët e Çerkezit”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i RM.
“Ndërtimi i kësaj salle, roli i së cilës është të përmirësojë shëndetin fizik të bashkëqytetarëve tanë më të ri, në fakt është një vlerë e shtuar e politikës por edhe një motiv për politikën që të vazhdojë me qëllimin, me esencën e ekzistimit të vet si politikë e ajo është të bëjë jetën e njerëzve edhe më të shëndetshme”, tha Bujar Osmani, zv/kryeministër.
“MASH dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, mbetet fuqimisht e përkushtuar në përcaktimin se investimi në arsim në fakt është investim për të ardhmen. Edhe fëmijët e kësaj shkolle do të mund të ushtrojnë në sallën e re moderne, të manifestojnë talentin, zotësinë, shkathtësinë e tyre në gjimnastikë, basketboll apo futboll. Ashtu sikur sallat tjera sportive edhe kjo është me efikasitet energjetik, gardërobë, dush-kabina, pajisje sanitare, mjedise për vendosjen e rekuizitave, si dhe hapësira të veçanta për mësuesit dhe arsimtarët e sportit”, tha Arbër Ademi, ministër i arsimit dhe shkencave.
“Me ndërtimin e kësaj salle sportive, do të japim kontributin tonë. Por këtu do të fillojmë me realizimin edhe të shumë projekteve tjera infrastrukturore bashkë me ministritë përkatëse dhe me Qeverinë”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës.
Në fund të theksojmë se ndërtimi i kësaj salle kap vlerën prej 24 milion denarëve, mjete këto të siguruara nga buxheti i RM dhe Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës. Salla pritet të ndërtohet brenda 12 muajve.