Shkup, 16 maj – Stabiliteti i BE-së do të varet nga perspektiva evropiane e rajonit, është koha për të aktivizuar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është mesazhi nga takimi i sotëm dypalësh mes zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian Venedeto Della Vedova.
Në takimin, siç njoftoi SÇE, i cili u mbajt në margjinat e Forumit të 7-të vjetor të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian, u theksua se “çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë për fillimin e negociatave me BE-në, sepse ne prej më parë i kemi përmbushur kushtet dhe detyrimet”.
“Bashkimi i rajonit në familjen evropiane do ta përforcojë stabilitetin dhe do ta kthejë kredibilitetin e Unionit ndërmjet qytetarëve nga rajoni dhe do të mundësojë përforcimin e rolit të saj si lider global, me të cilën do të konfirmohet suksesi i projektit evropian – Bashkimi Evropian”, tha Mariçiq.
Della Vedova e konfirmoi mbështetjen e fuqishme për europerspektivën maqedonase dhe shprehu bindje se fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në do të ndodh sa më shpejtë që është e mundur.
Bashkëbiseduesit në takim shprehën kënaqësi nga ekzistimi i mundësisë për intensifikim të bashkëpunimit për zhvillim të projekteve strategjike në suaza të strategjisë Adriatiko-joniane dhe programe të cilat, siç thanë, do të mundësojnë lidhshmëri më të mirë të rajonit dhe tranzicioni jonë më i shpejtë drejt ekonomisë inovative dhe të gjelbër, ndërsa me atë do të kontribuojnë për integrim më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut me BE-në.