Real Madrid kishte një mysafir të veçantë në qendrën stërvitore Valdebebas të enjten paradite, dhe ai ishte David Trezeguet. Fituesi i Kupës së Botës 1998 ka vizituar trajnerin Zinedin Zidan, ish-shokun e ekipit te Les Blues dhe Juventusi. Pas seancës stërvitore dhe një bisede me Zidan, Trezegue foli për kanalet mediatike të Real Madridi. 40-vjeçari, i cili ka lindur në Francë por është rritur në Argjentinë, ka përgëzuar Real Madridin si një nga klubet më të forta të viteve të fundit. “Zidan i ka treguar gjithkujt kualitetet që ka si trajner, ai ka arritur të transmetojë entuziazëm në këtë grup lojtarësh. Për momentin, Real Madrid është ekipi për t’u mundur,” është shprehur Trezegue.