“Blutë e Londrës” do të bëjnë ofertë në janar për Piatekun e Milanit. Chelsea është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Milan, Krzysztof Piatek, për ta rrëmbyer atë në afatin kalimtar të janarit, raporton ‘Calciomercato’, transmeton Express, përcjellë gazeta Koha.
“Blutë e Londrës” kanë qenë të dënuar nga FIFA për mos blerje të lojtarëve për dy afate kalimtare – dënimi do të përfundojë në janar.
Kështu, Chelsea do të tentojë të forcojë skuadrën dhe objektivi numër një është sulmuesi polak për të cilin kanë bërë gati 35 milionë euro.