Sipas Bild, skuadra Chelsea është e gatshme t’i ofrojë sulmuesit serb, Luka Joviq, një shumë prej 45 milionë eurosh për ta përvetësuar atë.
Për shkak të paraqitjeve të mira që futbollisti Joviq ka pasur në skuadrën e Frankfurtit, tani disa skuadra janë të interesuara që të nënshkruajnë kontratë me të, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti 21 vjeçar ka arrit t’i realizojë 19 gola gjatë të gjitha paraqitjeve deri më tani në skuadrën gjermane.
Është raportuar se sulmuesi serb gjithashtu ka kapur vëmendjen e skuadrave të mëdha spanjolle siç janë Real Madrid dhe Barcelona.