Skuadra e Chelseat do të nisë bisedimet me mesfushorin N’Golo Kante për vazhdimin e kontratës.
Drejtuesit e klubit londinez po synojnë ta bindin francezin të mbetet në “Stamford Bridge” pas paraqitjeve fantastike edicionin që lamë pas.
Kante ishte një ndër lojtarët kryesorë te Chelsea, duke arritur ta ndihmojë klubin ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Kontrata aktuale e Kantes skadon në vitin 2023. Krerët e klubit anglez i kanë ofruar kontratë trevjeçare me rritje të dukshme të pagës.
30-vjeçari edicionin që lamë pas ishte titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë, duke luajtur 48 ndeshje në të gjitha garat.