Chelsea është pezulluar nga FIFA për transferimin e futbollistëve pasi klubi nuk regjistroi lojtarët e rinjë që luanin jashtë Anglisë në edicionet e fundit. FIFA e ka shpallur Chelsean fajtore për gjithsej 150 shkelje rregullash të cilat përfshijnë 71 lojtarë, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.
“Të Kaltërit’ janë ende në pritje të përgjigjes pas ankesës në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, ku shpresojnë ta marrin dritën e gjelbër për të filluar me transferime në janar. Por, tani FIFA ka shpalosur gjetjet e plota në thyerjen e rregullave nga Chelsea, derisa klubi është pezulluar me dy afate kalimtare për mos-transferimin e lojtarëve.
Kështu, FIFA ka hedhur poshtë konstatimin e Chelseat duke i argumentuar fakte për rregullat e shkelura me lojtarët e rinjë. Njëri prej tyre, anonim, tha se kishte luajtur 75 ndeshje për klubin mes viteve 2013 dhe 2016, por që ishte regjistruar vetëm si zyrtar në tri periudha gjashtë javore./Zëri.info