Mund të ketë përfunduar aventura e Sokol Cikalleshit te skuadra e Osmanlisporti. Sipas medieve turke, sulmuesi mund të rikthehet te skuadra e Gëztepes. Kavajasi u huazua në verë, por drejtuesit duket se janë bindur nga aftësitë e kavajasit dhe kanë gati për t’i bërë një vend në skuadër.
Duhet të përmendim se Cikalleshi nuk mund të luajë me asnjë skuadër tjetër veç Osmanlisporit dhe Gëztepes. 28-vjeçari ka kaluar një periudhë dëmtimi çka e ka detyruar që të mungojë për një kohë të gjatë. Gjatë këtij sezoni sulmuesi kuqezi luajti në 9 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, duke shënuar dhe 2 gola.