Dhimbja e stomakut e shkaktuar nga uria para gjumit mund të jetë një armik i vërtetë i gjumit tuaj. Këtu janë disa trika për të zgjidhur çdo ‘uri të rreme’ ose zbutjen e urisë duke ngrënë ushqime të shëndetshme. Ne të gjithë e përjetojmë këtë moment pa pushim çdo natë. Jeni në shtrat të mbuluar me batanije duke shikuar serinë tuaj të preferuar dhe ju rrok uria. Stomaku juaj me kënaqësi do të donte të jetë i mbushur me disa snacks, çokollata, apo diçka tjetër që ju bie ndërmend. A duhet duruar dhimbjen deri në mëngjes, apo do të vendosni të hani ndonjë meze të lehtë të shijshme, për të cilën edhe ekspertët thonë se është e komplikuar. Gjumi i parehatshëm apo stomaku i shqetësuar – a ekziston një mjedis i rëndësishëm? Për një gjumë optimal në krevat, është më mirë të shkosh me një ndjenjë mirësie në trup dhe kjo përfshin edhe atë që të mos shkoni të flini me stomakun e mbushur me ushqim. Nëse ju keni ngrënë shumë para gjumit, kjo mund të ngadalësojë tretjen dhe do t’ju pengojë që të flini rehat, e cila ndikon në lodhje dhe rënie të energjisë gjatë ditës. Përveç kësaj, është i njohur edhe fakti që privimi i gjumit është shkaktar i shtimit të peshës. Ushqimet e shëndetshme që mund të largojnë urinë para gjumit: Në rast të dhimbjeve të forta në stomak para se të shkojmë për të fjetur si rezultat i urisë, rekomandohen të konsumohen ushqime me kalori të vogla. Është e rëndësishme të shmangen ushqimet që përmbajnë një përqindje të lartë të proteinave ose yndyrës.