Shkup, 13 shkurt – Civil sot do të promovojë publikimin “Zgjedhje të Lira: Mësime”.
Raporti është aktiviteti përfundimtar i Projektit Zgjedhje të Lira 2017, i mbështetur nga Ministria për Punë të Jashtme e Gjermanisë, National Endoëment for Democracy, Projektit për Angazhim Qytetar, dhe nga Ambasada e Zvicrës. Civili gjithashtu është pjesë e Programit Civica Mobilitas, i finansuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Nënkryetari i Misionit në Ambasadën e Gjermanisë, Marco Acquaticci do të mbajë fjalimin hyrës në ngjarjen. Presidenti i Civilit, Xhabir Deralla do të bëjë prezantimin e gjetjeve dhe analizave të organizatës. Përqëndrimi i veçantë i prezantimit do jetë mbi rekomandimet për pushtetin, partitë politike, mediat dhe palëve të interesuara në vend, për proceset zgjedhore në vend.
Civili i fton mediat dhe përfaqësuesit e shoqërisë qytetare, pushtetit, partive politike, komunitetit ndërkombëtar dhe qytetarët e interesuar për ngjarjen.