27 marsi do të jetë një ditë të cilën Lewis Cook nuk do ta harrojë kurrë. Mesfushori i Bournemouth i cili ka spikatur në këtë sezon të Premier League, në minutën e 71-të të sfidës miqësore ndaj Italisë u hodh në fushë nga trajneri Gareth Southgate duke bërë debutimin absolut në kombëtaren e tre luanëve. Por ky nuk ishte një moment i lumtur vetëm për të por edhe për gjyshin e tij i cili falë debutimit të nipit me Anglinë arriti të fitonte 19 mijë euro. Në 2014-ën Trevor Burlingham gjyshi i Lewis Cook kishte vendosur një bast prej 500 sterlinash se nipi i tij do të debutonte në kombëtaren angleze përpara se të mbushte 26 vjeç. Në atë periudhë Cook luante me Leeds United. Mesfushori debutoi me Anglinë në moshën 21-vjeçare dhe tashmë gjyshi i tij ka arkëtuar 17 mijë paund rreth 19 mijë euro pasi koeficienti i bastit ishte 34.