Shkup, 6 shkurt – Ardian Cuculi ishte shumë pranë kalimit tek Benevento në këtë merkato janari, por gjithçka është ndaluar vetëm në momentet e fundit bën të ditur panorama-sport, transmeton gazeta KOHA. Ka qenë Federata Italiane ajo që ka bllokuar transferimin, pasi ekipi ku aktivizohen edhe Memushaj e Gjimshiti, e ka plotësuar numrin e ekstrakomunitarëve në ekip. Ish-mbrojtësi i Partizanit do të bënte kështu hapin e madh në karrierë, por fakti që nuk ka një pasaportë nga një vend anëtar i Bashkimit Europian e ka ndaluar.