Patrick Cutrone vazhdon që të mrekullojë. “Nëse do të ishte brazilian, sigurisht që sot do të vlente shumë më shumë nga sa vlen tani, si italian…”. Agjenti i sulmuesit 21-vjeçar të Milanit, vetëm pak ditë më parë, dha sinjalin se bomberi i talentuar i Milanit kërkonte më shumë vëmendje dhe se meritonte të ishte zgjedhje e parë dhe jo vetëm një rezervë e minutave të fundit.
E megjithatë, kurrë asnjë fjalë nga sulmuesi, i rritur te ekipi Primavera i Milanit dhe që menjëherë ka rënë në sy për shpërthimin e tij. Pesha e fanellës dhe fakti që ky ishte sezoni i dytë në Serinë A dhe mund të sillte probleme sidomos të personalitetit nuk kanë ndikuar aspak. Cutrone është i njëjti “vrasës”, siç është njohur edhe vjet.
Ndërkohë, nëse e ardhmja e Higuainit është ende në dyshim dhe sulmuesi duket i pakënaqur te Milani dhe ka kuptuar se pa Champions nuk do të qëndrojë, Cutrone përcolli në fitoren 2-0 ndaj Sampdorias në “Marassi” një mesazh që shumëpak arritën të dekofikonin. Dy goal si një bomber i vërtetë, fluturimthi, por sidomos me një festë të veçantë: puthja e stemës së Milanit.
https://www.youtube.com/watch?v=1oRScSgL7IA
Pikërisht kështu. Cutrone, si pas golit të parë, ashtu edhe të dytë (102′ dhe 109′), iu drejtua tifozëve të Milanit dhe sidomos të atit, që ndodhej në tribunë, duke puthur simbolin e Milanit. Praktikisht, si të thuash “unë e dashuroj këtë stemë dhe këtë skuadër dhe do të bëja gjithçka për të dhënë edhe jetën time”. Një mesazh i qartë, edhe për drejtuesit, të cilët kanë mbetur të zhgënjyer. Rasti Bonuçi po ndiqet nga Higuain. Lojtarë që janë mësuar të luajnë komodë, mes yjeve dhe sidomos të luftojnë për trofe dhe jo për vend të katërt. Cutrone lufton edhe për turneun e lagjes për të mbrojtur Milanin dhe në fushë nuk kursehet.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=94FiA8aZEJs