Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar ashpër pas deklaratës së lëshuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi rreth takimit të zhvilluar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku folën për bashkimin kombëtar të shqiptarëve.
”Takimi i sotëm i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Hashim Thaçin në Tiranë para takimit të Brijunit, ku diskutuan për bashkimin kombëtar, heqjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe bashkimin e tri komunave nga Serbia jugore në Kosovë – është kulmi i turpit të politikanëve shqiptarë”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.