Moskë, 23 dhjetor – Grupi ndërkombëtar punues për Donbasin ka arritur marrëveshje për këmbim të të burgosurve deri në fund të vitit, deklaroi sot përfaqësuesit rus në grup, Boris Grizlov.
Ai theksoi se sot në mëngjes është mbajtur takim i Grupit të kontaktit përmes video linkut në të cilin është biseduar për lirimin dhe këmbimin e të burgosurve mes Kievit dhe Donbasit dhe se janë arritur kushte konkrete.
Marrëveshjen e konfirmoi edhe përfaqësuesi i OSBE-së.(koha.mk)