Konferencë shkencore në të cilën do të prezantohet dokumenti për politikë publike me temë “Qasje deri te të drejtat dhe mbrojtjen e grupeve të ndjeshme të njerëzve të njohur si refugjatë ose emigrantë” do të mbahet sot në organizim të Legis. Konferencën do ta hapin Avokati i Popullit Ixhet Memeti, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe sekretarja e përgjithshme e Legis, Mersiha Smailloviq.
Legis përfundoi me implementimin e projektit “Qasje deri te të drejtat dhe mbrojtja e grupeve të ndjeshme të njerëzve të njohur si refugjatë ose emigrantë” me mbështetje financiare nga “Unitarian Universalist Service Committee”, i orientuar në mbështetjen e rrethinës hulumtuese dhe të drejtat e njeriut.