Paulo Fonseca, trajner i Shakthar Donetsk, u shfaq në konferencën për shtyp pas ndeshjes së fituar ndaj Manchester City (në Champions) i veshur si “Zorro”, siç kishte premtuar. Kjo ishte mënyra e veçantë e tij e festimit, siç kishte premtuar se do të bënte në rast se skuadra e tij do të kualifikohej për në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve. Trajneri portugez duroi 17 minuta i veshur kështu, sa zgjati paraqitja e tij para mediave, i maskuar, ndërsa disa gazetarë nuk mundën ta mbanin dot të qeshurën.