Një javë më parë lajmi se Dembele kishte marr një gjobë të majme nga klubi për mos prezencën në stërvitje me një arsye qesharake, u përhap me shpejtësi. Arsyeja se përse nuk kishte qenë i pranishëm francezi në seancat stërvitore ishte gjumi, ai nuk mund të zgjohej në mëngjes, e sigurisht nga kjo arsye ka pasur një shpërthim në rrjetet sociale, disa krahasojnë veten me Dembele ndërsa të tjerë në formë shakaje i japin këshilla të shkojë në stërvitje.
Pikërisht njërit prej këtyre komentuesve në “Tweeter” ka vendosur t’iu përgjigjet kështu:
“Shko në stërvitje,”-është shkruar në koment.
“Nesër,”-ja ka kthyer Dembele, por komenti është bërë të martën në mbrëmje çka nënkupton se të mërkurën ka qenë ditë pushimi për ekipin e Barcelonës.
Nuk mbaroi me kaq edhe mbrojtësi i Manchester City-t u përfshi në njërin prej fotove ku shfaqet Dembele duke fjetur deri në 11:00, një fotomontazh shumë i arrirë nga fansat e Dembele. “Je i lumtur, bravo Ben,”-ka komentuar Dembele. “Fotoja më e bukur në botë,”-ka shkruar më tej Mendy.