Portieri i Ajaxit, Maarten Stekelenburg rrezikon të humbasë përballjen me ish-ekipin e tij Romën në Europa League.
38-vjeçari ka probleme me gjurin dhe për këtë arsye nuk zbriti në fushë as ndaj Heerenveen në kampionat.
Sipas drejtuesve të “harkëtarëve”, Stekelenburg po u nënshtrohet vizitave të detajuara për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe për të parë nëse portieri mund të rikuperohet në kohë për sfidën me Romën.