Antonio Conte nuk do të shkojë gjëkundi. Të paktën për momentin. Raportet përpara humbjes 4-1 të Chelsea-t ndaj Watford të hënën kanë sugjeruar se Antonio Conte do të shkarkohej nëse skuadra e tij nuk do të merrte një rezultat pozitiv. Dhe, megjithëse rezultati nuk ishte aspak pozitiv, BBC raporton se Italiani është i sigurt për të paktën dy ndeshjet e radhës. Duke parë mënyrën se si u paraqit skuadra e Chelsea-t, mund të mendonit se Conte do ta kthente qendrën stërvitore në një ferr të vërtetë për lojtarët e tij si formë dënimi.
Por në fakt, ish-trajneri i Juve dhe Italisë ka zgjedhur një rrugë tjetër. Sipas BBC, lojtarët e tij nuk do të rikthehen në stërvite të martë, mërkurën apo të enjten. Jo, Conte u ka dhënë tre ditë leje lojtarëve të tij si formë “dënimi”. Në mënyrë që të shohin veten në pasqyrë, siç kishte sugjeruar pas ndeshjes. Me ndeshjet ndaj Barcelona-s që e presin në Champions League, lojtarët e Chelsea-t do të kenë nevojë për një reflektim të thellë nëse duan të rikthehen në formën e sezonit të kaluar.