Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët se mund të paraqiten në konkursin publik për zgjedhje të kompanisë më ekologjike, kontribut më të madh në fushën e mjedisit jetësor, oborrin më bukur të rregulluar të shtëpisë, ndërtesës apo institucionit, përbërje më të bukur me temë të ekologjisë dhe vizatimin më të bukur me temë të ekologjisë për nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme. Ky konkurs ka filluar dhe do të zgjasë deri më 15 maj.
Sipas konkursit publik, Qyteti i Shkupit do të zgjedhë Kompaninë më ekologjike (ndërmarrje me zbatim të suksesshëm të standardeve dhe kontribut në ruajtjen e mjedisit jetësor), Kontribut më të madh në fushën e mjedisit jetësor (persona juridik dhe/apo fizik të cilët me aktivitetin dhe angazhimin e tyre kanë bërë më së shumti për ruajtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor në Shkup, në kuptim të mbrojtjes së mediumeve dhe rajoneve të mjedisit jetësor, ulje të shfrytëzimit të llojeve joripërtëritëse të energjisë, Oborrin më bukur të rregulluar (oborr i objektit për banim individual, banim kolektiv dhe institucion, ndërmarrje apo objekt ekonomik), përbërjen më të bukur me temë të ekologjisë (për nxënës të shkollave fillore dje të mesme).
Paraqitjet për qytetarët e interesuar, organizatat joqeveritare, institucionet publike, ndërmarrjet dhe persona tët jetë fizikë e juridikë parashtrohen me postë në adresën Qyteti i Shkupit – Sektori për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës, bulevardi Ilinden, nr.82 apo në arkivin e Qytetit, si dhe numrin e telefonit 02/3297-273.
Për dy kategoritë e para, është paraparë nga një çmim në shumë prej 45.000 denarëve. Për kategorinë e tretë, oborri më i bukur, janë paraparë tre çmime (banim individual, banim kolektiv dhe institucion, ndërmarrje apo objekt afarist), në shumë prej nga 40.000 denarë.
Qyteti i Shkupit e shpalli këtë konkurs në suaza të aksionit tradicional “Ditët e pranverës – Ditët e ekologjisë” me qëllim të promovimit dhe popullarizimit të kujdesit për mjedisin jetësor dhe për natyrën.(koha.mk)