Shkup, 26 tetor – Moti me diell dhe i ngrohtë do të vazhdojë deri të martën. Të mërkurën, vranësirat do të rriten, temperaturat e ditës do të ulen me disa gradë dhe të enjten gjatë natës do të ketë shira lokale, njoftoi DPHM.
Një ndryshim domethënës i motit pritet nga e enjtja, ku kryesisht do të ketë mot me vranësira dhe më të ftohtë dhe temperaturat e ditës do të ulen për 5-7 gradë. (koha.mk)