Shkup, 7 dhjetor – Ish kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski në pyetjen e prokurores Fatime Fetai tha se turma ka qenë e dhunshme dhe se edhe tjerët që kanë qenë në barakë në komunë, kanë ndjerë frikë dhe pasiguri për jetët e tyre.
“Në seancë kanë qenë të pranishëm edhe këshilltarë të VMRO-së dhe me disa vërejtje procedurale kanë tentuar të pengojnë seancën. Ajo ka zgjat deri ora 18 dhe pasi nuk kishte kushte është ricaktuar për 10 qershor…Ka ekzistuar komunikim mes këshilltarëve të VMRO-së që kanë marrë pjesë në seancë dhe turmën. Daniella Rangellova më ftoi të dal jashtë dhe të përballem me qytetarët”, ka thënë në dëshminë e tij sot Zhernovski.