Me tripletën e regjistruar ndaj Sassuolos, argjentinasi ka arritur shifrën e 52 golave me “Zonjën e Vjetër”. Një “treshe”, që e ka bërë tashmë historinë e Juventusit. Në numrin 100 të ndeshjeve, kundër Sassuolos, Dibala shënoi golin e 50-të, të 51-të dhe të 52-të me bardhezinjtë. Ylli argjentinas ka shënuar në 6 ndeshje të njëpasnjëshme të kampionatit italian: seria filloi kundër Bolonjës dhe Krotone, në maj, dhe vazhdoi në 4 javët e para të Seria A, në të cilat realizoi 8 perla (1 me Kaljari, 3 me Xhenoa , 1 me Kievo dhe 3 me Sassuolo). Tani Paulo është golashënuesi më i mirë i Seria A, pas Ikardit. Dhe ai bëhet pjesë e 30 shënuesve të fundit të historisë së Juventusit.
Renditja:
1 Alessandro Del Piero (ITA): 289 gola
2 Xhiampiero Boniperti (ITA): 179 gola
3 Roberto Bettega (ITA): 178 gola
4 David Trezegue (FRA): 171 gola
5 Omar Sivori Omar (ARGJ): 167 gola
6 Felise Borel (ITA): 158 gola
7 Pietro Anastasi (ITA): 130 gola
8 Xhon Hansen (DAN): 124 gola
9 Roberto Bagjo (ITA): 115 gola
10 Federiko Munerati (ITA): 113 gola
11 Xhon Çarls (WEL): 105 gola
12 Mishel Platini (FRA): 104 gola
13 Guglielmo Gabetto (ITA): 102 gola
14 Filippo Inzagi (ITA): 89 gola
15 Raimundo Orsi (ARGJ): 88 gola
16 Xhiovanni Ferrari (ITA): 79 gola
17 Franko Kausio (ITA): 72 gola
18 Ermes Muçinelli (ITA): 69 gola
18 Vittorio Sentimenti (ITA): 69 gola
20 Fabrizio Ravanelli (ITA): 68 gola
21 Pavel Nedved (ÇE): 65 gola
22 Bruno Nikole (ITA): 63 gola
23 Gino Staçini (ITA): 60 gola
24 Giampaolo Meniçelli (ITA): 59 gola
25 Riza Lushta (SHQI): 56 gola
26. Renato Çesarini (ITA): 53 gola
26. Pietro Pastore (ITA): 53 gola
26. Xhanluka Vialli (ITA): 53 gola
29. Paulo Dibala (ARG): 52 gola
30. Antonio Kabrini (ITA): 52 gola